RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ahmeti tregon arsyet për ndërrimin e drejtorëve në Komunën e Prishtinës

Ndërrohen disa drejtorë në Komunën e Prishtinës Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se shkarkimi i Drejtorit të Arsimit në komunën e Prishtinës, Januz Salihaj, është bërë më kërkesën e AAK-

nga Venera Grabanica20 shkurt 201920 shkurt 2019

Ndërrohen disa drejtorë në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se shkarkimi i Drejtorit të Arsimit në komunën e Prishtinës, Januz Salihaj, është bërë më kërkesën e AAK-së.

Ahmeti para gazetarëve ka thënë  se kërkesën për shkarkimin e tij, partneri i koalicionit AAK e ka dorëzuar në nëntor të këtij viti, megjithëse ka thënë se me Salihajn kanë pasur marrëdhënie korrekte.

“Shkarkimi i Januz Salihajt është bërë me kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Të cilën kërkesë e kanë dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar sepse supozohet që kanë pasur mospajtime, dhe mund të them që më nuk është drejtor i arsimit. Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë korrekte, arsyeja kryesore sepse kanë kërkuar ata.

Ahmeti ka bërë të ditur se ka kërkuar të bëhen ndryshme edhe në koalicion sa u përket drejtorive.

“Kam kërkuar që Drejtorinë e Inspekcionit dhe Arsimit ta merr PSD-ja”, ka thënë ai.

Ahmeti ka theksuar se Brahim Mehmetaj që është i AAK-së, ka kaluar nga inspekcioni në Drejtori të Pronës, ndërsa Dren Kukaj nga drejtoria e Pronës, kalon në atë të  Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Valbona Osmani  drejtore e Kadastrës, në vend të Nora Kelmendit. Ndërsa ish-zëdhënësi për media, Adonis Tahiri drejtor i ri Inspekcionit.

“Në zyrën e mediave do të shtohet numri i zyrtarëve të mediave për shkak të punës dhe kërkesave për qasje në dokumente që na vijnë”, ka shtuar Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti  dje ka liruar nga pozita e drejtorit të arsimit në këtë komunë, Jonuz Salihajn. Me lirimin nga detyra të Salihajt, numri i drejtorive pa drejtor në komunën e Prishtinës shkon në tri, pas atyre në Kulturë dhe Kadastër.

Kujtojmë se, në nëntorin e vitit të kaluar, Shpend Ahmeti kishte shkarkuar Nora Kelmendin nga Lëvizja Vetëvendosje nga pozita e drejtoreshës së Kadastrit. Ku pas këtij vendimi, kishte dhënë dorëheqjeje Yll Rugova, i LVV-së, i cili udhëhiqte drejtorinë e Kulturës.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

13 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë