RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
​Aeroplani i American Airlines u përfshi nga flakët
🌍 Bota

​Aeroplani i American Airlines u përfshi nga flakët

Një aeroplan i American Airlines me 182 persona në bord u detyrua të ndërpriste ngritjen për shkak të një zjarri. 176 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit të kabinës u evakuuan nëpërmjet rrësh

nga Gentrita Xhemajli27 korrik 202527 korrik 2025

Një aeroplan i American Airlines me 182 persona në bord u detyrua të ndërpriste ngritjen për shkak të një zjarri.

176 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit të kabinës u evakuuan nëpërmjet rrëshqitëses emergjente në pistën në Aeroportin e Denverit, Kolorado, ndërsa tymi dilte nga trupi i aeroplanit.

Boeing 737 MAX 8, me destinacion Majami, po përgatitej të ngrihej në qiell kur një problem teknik me një gomë i detyroi pilotët të ndërprisnin ngritjen.

Një person në fluturim u dërgua në spital ku u trajtua për lëndime të lehta, raportoi ABC News.

Audio nga Kontrolli i Trafikut Ajror tregon kapitenin që informohet për tym dhe flakë që vijnë nga aeroplani pasi ndërpreu ngritjen.

Një kontrollor u tha atyre: “Keni shumë tym”.

Një pasagjer, Mark Tsurkis, 50 vjeç, tha se dëgjoi një “bum të fortë” përpara se avioni të ngadalësohej papritur.

“Kur avioni u ndal rreth 30 sekonda deri në një minutë më vonë, dikush tha, “Tym, zjarr”. Dhe pastaj shumë njerëz, sigurisht, filluan të bëjnë panik”, shtoi ai.

American Airlines tha se kishte rregulluar një fluturim zëvendësues për në Miami për pasagjerët, i cili u nis më vonë të shtunën.

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

18 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë