
Abelard Tahiri njofton se nuk do të jetë në listën e PDK-së për deputet
Abelard Tahiri ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputet. Tahiri thotë se do të jetë pranë PDK-së dhe Bedri Hamza, duke i mbështetur për të arri
Abelard Tahiri ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputet.
Tahiri thotë se do të jetë pranë PDK-së dhe Bedri Hamza, duke i mbështetur për të arritur fitoren e merituar, siç thotë ai një fitore që do ta çojë Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike dhe do të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
“Dëshiroj t’ju njoftoj se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jem në listën e kandidatëve për deputet të Republikës së Kosovës. Do të jem pranë Kryeministrit Bedri Hamza, duke mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës për të arritur fitoren e merituar, një fitore që do ta çojë Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike dhe do të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, ka shkruar Tahiri.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





