RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaPolitikë
Abdixhiku zbulon se çfarë i kishte propozuar presidentes Osmani
🏛️ Politikë

Abdixhiku zbulon se çfarë i kishte propozuar presidentes Osmani

nga Gentrita Xhemajli25 nëntor 202525 nëntor 2025
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklarimeve të djeshme të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë përgjegjëse ish-opozitën për mosmbajtjen e një seance ku do të votoheshin zgjatja e buxhetit për disa muaj, buxheti për Prishtinë, Gjilan, pagat për RTK-në dhe pakoja për Planin e Rritjes. Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se natën kur është nominuar Glauk Konjufca, si kryetar i LDK-së ka shprehur gatishmëri te presidentja Osmani, që të gjitha këto të votohen në pako, e cilas sipas tij do që të quhej si Pako e Presidentes. I pari i LDK-së u shpreh se përmes Osmanit e ka marrë vesh që edhe në Lëvizjen Vetëvendosje ka një qëndrim shumë pozitiv për këtë ide. Pas kësaj, ai tha se ka kontaktuar edhe krerët e PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s dhe me disa ambasadorë të QUINT-it. Abdixhiku tha se pas këtij zhvillimi nuk ka lëvizur asgjë, teksa u shpreh i habitur se me sa lehtësi fshihet një gjë e tillë. “Nuk pati asnjë lëvizje, anipse ishte vonë. Ani pse ishin shpenzuar 15 ditë pa asnjë nevojë. Ani pse nuk kishte asnjë gadishmëri as për ta diskutuar bashkarisht në mjë vend këtë ide" Postimi i plotë: Dje, i zënë me punët tona organizative e të nominimit, më paska ikur deklarimi i Presidentes, e më pas edhe ekzaltimi i Sanço Pançove që paskan shpërndarë “të vërtetën” e tyre. E vërteta është kështu - dhe për këtë qëndroj para vendit dhe Zotit: Në mbrëmjen e nominimit të Glauk Konjufcës, i kam shprehur gatishmërinë Presidentes së vendit që të votohet një pako, e cila madje mund të quhej edhe Pako e Presidentes; me zgjatimin e buxhetit për 3 muaj, me votimin e Ligjeve të Prishtinës e Gjilanit, me sigurimin e pagave për RTK-në, si dhe me votimin e Pakos Evropiane të Rritjes. Në mbrëmje, po atë mbrëmje, menjëherë pas mandatimit të Konjufcës, Presidentja më ka kontaktuar, duke më thënë se ka komunikuar me mandatarin, ua ka përcjellë porosinë Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ata janë shprehur shumë pozitivë për këtë ide. Në ato momente kam kontaktuar Memli Krasniqin si Kryetar të PDK-së; Ramush Haradinajn si Kryetar të AAK-së; dhe Fatmir Limajn si Kryetar të Nismës. Të tre këta janë njoftuar se ka një mundësi që të votohet një pako e tillë për të mirën e vendit. Në atë mbrëmje kam kontaktuar dhe disa ambasadorë të QUINT-it. Nga ai moment, nuk ka lëvizur asgjë për 15 ditë. 15 ditë pa asnjë komunikim; përveç një vonese të pakuptueshme në shpenzimin e ditëve para një krize të paralajmëruar. E pakuptueshme për mua; e lexueshme si tendencë për krijim krize dhe fajësim politik. Ky propozim, i hapur, diskutuar e nxitur nga vet unë, na u kthye në tavolinën e caktimit të zgjedhjeve, dhe atë me stilolaps mbi nënshkrimin e dekretit për zhbërje të Kuvendit. Edhe aty, thash, para të gjithëve, krejt në fund të fjalës sime, se nëse ka gadishmëri nga të gjithë LDK nuk është kundër. Ky deklarim është i regjistruar zyrtarisht. Nuk pati asnjë lëvizje, ani pse ishte vonë. Ani pse ishin shpenzuar 15 ditë pa asnjë nevojë. Ani pse nuk kishte asnjë gatishmëri as për ta diskutuar bashkarisht në mjë vend këtë ide. Sot habitem se me sa lehtësi fshihet ky fakt dhe kjo e vërtetë. E kuptoj që jemi në betejë politike, por në këtë betejë na duhet të kemi minimalisht korrektësi dhe sjellje njerëzore. Kjo është e vërteta. Gjithsesi, per të gjitha sfidat ka zgjidhje. Do ta shihni dhe në ditët në vijim se bllokada ishte e qëllimshme. Nuk është e re. Po zgjatë tash e 12 muaj. Se krejt kjo krizë është inskenim i një beteje të Don Kishotit me mullinj të erës. Kosova mund të bëhet lehtë. Është e jona. Do ta bëjmë!/21Media
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kaspaolli: Vjosa dhe Lumiri e kanë “shpëtuar” njëri-tjetrin, jo LDK-në
Kosova

Kaspaolli: Vjosa dhe Lumiri e kanë “shpëtuar” njëri-tjetrin, jo LDK-në

10 qershor 2026
Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare
Kosova

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

9 qershor 2026
Demaj: Po t’i kishte deputetët, Vjosa Osmani do ta shkatërronte sërish LDK-në
Kosova

Demaj: Po t’i kishte deputetët, Vjosa Osmani do ta shkatërronte sërish LDK-në

10 qershor 2026
Marrëveshja politike “çelësi” i ndërtimit të institucioneve
Kosova

Marrëveshja politike “çelësi” i ndërtimit të institucioneve

10 qershor 2026
Retkoceri: Për presidentin duhet marrëveshje dhe pajtueshmëri për gazin amerikan
Kosova

Retkoceri: Për presidentin duhet marrëveshje dhe pajtueshmëri për gazin amerikan

11 qershor 2026
Koalicionet, Bajraktari: Një përafrim mes LVV dhe LDK mund të vjen në shprehje
Kosova

Koalicionet, Bajraktari: Një përafrim mes LVV dhe LDK mund të vjen në shprehje

10 qershor 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

44 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

58 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë