Abdixhiku-Kurtit: Ti s’mund të kesh më qëndrime, por vetëm vendime
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se për LDK-në është çështje e mbyllur mbajtja e referendumit të një shteti tjetër. Ai shtoi se nuk e kupton pse ishte e nevojshme të thirrej kjo seancë e jashtëz
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se për LDK-në është çështje e mbyllur mbajtja e referendumit të një shteti tjetër.
Ai shtoi se nuk e kupton pse ishte e nevojshme të thirrej kjo seancë e jashtëzakonshme.
Abdixhiku i tha Kurtit të marrë përgjegjësi dhe se nuk i duhet popullizmi.
“ Ti nuk mund të kesh më qëndrime, merr vendime. Asnjë rezolutë nuk e bënë këtë përgjegjësi as më të lehtë. Disa punë nuk bëhen për duartrokitje”, tha i pari i LDK-së.
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, pas kërkesave që të mbahet referendumi i Serbisë në Kosovë.
Referendumi serb ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës për disa çështje në lidhje me gjyqësorin, me qëllim të harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






