RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
AAK: Shtyllat kryesore të ekonomisë jofunksionale, qytetari po varfërohet çdo ditë e më shumë
🇽🇰 Kosova

AAK: Shtyllat kryesore të ekonomisë jofunksionale, qytetari po varfërohet çdo ditë e më shumë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) sot ka mbajtur konferencë për media ku kanë shpalosur shqetësimet e tyre për dy tema- për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Proku

nga B.K26 mars 202326 mars 2023

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) sot ka mbajtur konferencë për media ku kanë shpalosur shqetësimet e tyre për dy tema- për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe për gjendjen e rëndë në ekonomi, krizën e madhe që sipas tyre po mbizotëron në institucionet bazë të ekomonisë, si në BQK dhe Trust – dhe vendimi i ZRrE për shtrenjtim të energjisë elektrike dhe i Ministrisë së Financave për rritje të tatimit në pronë.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial vërteton se anti-kushtetutshmëtia gjatë kësaj qeverisjeje është bërë e standard qeverisës. Ai shtoi se kundërshtimet ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese shpërfaqin qasjen autoritare si dhe tentimin për kapje të çdo institucioni të pavarur nga ana e njerëzve në pushtet.

Tutje, Tahiri tha se është e patolerueshme që për çdo vendim kushtetues të ketë qëndrime politike dhe njëkohësisht shtyjnë ligje të cilat kontestohen nga Komisioni i Venecias.

Fatmir Gashi, udhëheqës i Departmentit pët Ekonomi në AAK, foli rreth mungesës së emërimit të Bordit të Trustit, ku sipas tij, është e pakuptimtë në një situatë krize ekonomike tash e tre vite. Sipas Gashit, Qeveria e Kosovës do duhej që tanimë ta nisë reformën për fondin pensional.

“2 miliardë gjysmë euro të cilat menaxhohen nga Trusti Pensional janë pa mbikëqyrje. Kjo është një papërgjegjësi e madhe nga ana e Qeverisë. Nevojiten reforma në sistem pensional për të bërë liberalizim të shtyllës së dytë. Kjo do ta zvogëlonte mundësinë për humbje në Trust”, tha Gashi.

Sa i përket Bankës Qendrore, Gashi ngriti shqetësimin për vonesën e emërimit të Guvernatorit në këtë institucion. Sipas tij, këto veprime të Qeverisë janë të pafalshme sepse rrezikojnë tejmase stabilitetin financiar dhe rrjedhimisht ndikojnë direkt në ekonominë e vendit.

“Në vend që të merren masa emergjente për mbrojtje të mirëqenies së qytetarëve, po merren masa për rëndimin e kësaj gjendje. Qytetari po vaŕfërohet çdo ditë e më shumë”, shtoi ai, duke iu referuar rritjes së çmimit të energjisë dhe të tatimit në pronë./21Media

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

30 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë