
AAK: Albin Babadimri i dhuroi KEDS-it miliona euro për fundvit, “në frymën e bashkëpunimit”
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se rritja e çmimit të rrymës në këtë kohe krize është edhe një goditje shtesë nga Kurti dhe njerëzit e tij, pikërisht kur pritet largim masiv i të rinjv
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se rritja e çmimit të rrymës në këtë kohe krize është edhe një goditje shtesë nga Kurti dhe njerëzit e tij, pikërisht kur pritet largim masiv i të rinjve pas 1 janarit.
Xhemaili ka kujtuar anulimin e ndërtimit të termocentralit Kosova C.
“Vendimin e parë që Kurti e mori si kryeministër ishte anulimi i ndërtimit të Termocentralit Kosova C. Ky vendim pasoi me ndëshkim në vlerë prej 26 milionë për Kosovën nga ana e Arbitrazhit”, ka thënë Xhemaili.
Tutje, Xhemaili i ka bërë thirrje Prokurorisë që të fillojë hetimet.
“Vitrat që kinse u ndanë për fundvit, janë drejtpërdrejt shpërlarje parash për KEDS. Duke e ditur mirë që ato do shkojnë direkt në fatura. Albin Babadimri i dhuroi KEDS-it miliona euro për fundvit, “në frymën e bashkëpunimit. I bëj thirrje Prokurorisë të fillojë hetim të gjerë rreth këtyre çështjeve. Rritja e çmimit të rrymës në këtë kohe krize është edhe një goditje shtesë nga Kurti dhe njerëzit e tij, pikërisht kur pritet largim masiv i të rinjve pas 1 janarit.’, ka shkruar Xhemaili në Facebook./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





