RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaPolitikë
A do të thotë mbyllja e institucioneve serbe edhe ndërprerje e punës së tyre?
🏛️ Politikë

A do të thotë mbyllja e institucioneve serbe edhe ndërprerje e punës së tyre?

Punë edhe nga shtëpia, edhe nga një qytet kufitar i Serbisë. Ky është rasti i Milloshit nga veriu i Kosovës tash e disa muaj, pasi autoritetet e Kosovës e kanë mbyllur institucionin ku ai ka punuar, m

nga Venera Grabanica9 janar 20259 janar 2025

Punë edhe nga shtëpia, edhe nga një qytet kufitar i Serbisë. Ky është rasti i Milloshit nga veriu i Kosovës tash e disa muaj, pasi autoritetet e Kosovës e kanë mbyllur institucionin ku ai ka punuar, me arsyetimin se veprimtaria e tij, brenda sistemit të Serbisë, ka qenë e paligjshme.

Një ose dy herë në javë, Milloshi shkon për të punuar përtej kufirit, ku Beogradi zyrtar i ka zhvendosur institucionet e tij pas mbylljes.

Identiteti i vërtetë i tij, institucioni ku ai punon dhe vendbanimi i tij në Kosovë janë të njohur për Radion Evropa e Lirë, por ai kërkon që të gjitha të mbeten anonime, nga frika se mund të akuzohet për “falsifikim dokumentesh” – ashtu siç e karakterizon, zakonisht, punën në institucionet serbe Prokuroria e Kosovës.

Në muajin dhjetor, REL-i ka përcjellë shkuarjen në punë të Milloshit dhe të disa qytetarëve tjerë në një qytet kufitar të Serbisë.

Ata nisen rreth orës 7:00 në mëngjes. Nganjëherë vonohen për shkak të tollovisë në trafik, por palët i presin me padurim para zyrave alternative, të vendosura në kontejnerë të zinj, pranë pikave kufitare: Bërnjak, Jarinjë e Merdare.

Gjatë tri-katër ditëve të tjera të punës në javë, Milloshi punon nga shtëpia në Kosovë.

Në shtator të vitit të kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do t’i mbyllë institucionet për Kosovën dhe ka paralajmëruar hapjen e “zyrave moderne” në anën serbe të pikave kufitare.

Ai ka premtuar edhe më shumë të ardhura për ata që udhëtojnë, në mënyrë që t’u mbulohen shpenzimet.

Por, ka edhe nga ata që nuk shkojnë në punë pas mbylljes së institucionit të tyre nga autoritetet e Kosovës.

Petri nga Mitrovica e Veriut është një nga ta. Ai shkon në Rashkë të Serbisë vetëm për të marrë rrogën, meqë dinari serb është hequr nga përdorimi në Kosovë qysh në shkurt të vitit të kaluar.

“Unë nuk shkoj në punë, por rroga më del në llogarinë në dinarë. Ndoshta edhe kjo është dashur të zgjidhet, në mënyrë që rroga të na dalë në euro”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Autoritetet e Kosovës kanë vazhduar edhe këtë vit me mbylljen e institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë e që Prishtina zyrtare i konsideron të paligjshme.

Më 8 janar është mbyllur Administrata Tatimore në Mitrovicë të Veriut – njërën nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit – ka thënë se autoritetet kosovare i kanë mbyllur hapësirat e saj, por jo edhe Administratën Tatimore të Republikës së Serbisë që vepron në Kosovë.

Pas një takimi me rreth 80 punonjës të kësaj administrate, ajo ka thënë se ata do të vazhdojnë t’i marrin normalisht të gjitha përfitimet nga buxheti i Republikës së Serbisë.

Atyre u është premtuar se do të vazhdojnë të marrin paga dhe se do t’u ofrohet çdolloj mbështetjeje.

Kosova ka nisur mbylljen e institucioneve serbe qysh në janar të vitit 2024, duke ua vënë fillimisht drynin organeve të përkohshme komunale të Dragashit, Suharekës, Prizrenit dhe Rahovecit, të cilat gjendeshin në jug të lumit Ibër.

Pastaj janë mbyllur organet e përkohshme komunale të Pejës, Istogut, Klinës, Skenderajt, si dhe ato në komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Ndërkohë janë mbyllur edhe degët e Postës së Serbisë në veri të Kosovës, kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq, Banka Kursimorja e Postës, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ Kosovë-Mitrovicë dhe Qendra për Punë Sociale në Vushtrri.

Të gjitha këto institucione me mijëra punëtorë kanë funksionuar në sistemin e Serbisë.

Presidenti serb, Vuçiq, ka thënë në mes të shtatorit se mbyllja e tyre ka lënë rreth 5.800 persona pa punë, por se ata do të vazhdojnë t’i marrin pagat e tyre.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e cilëson mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë si “konfiskim të pronës serbe dhe okupim”.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur këtë zyrë nëse ka ndonjë plan afatgjatë për institucionet që janë duke i mbyllur autoritetet e Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje.

Gjatë vitit të kaluar, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka përvetësuar edhe disa objekte në veri, duke thënë se ka juridiksion mbi to.

Disa prej tyre, ajo ua ka dhënë me qira biznesmenëve shqiptarë, të cilët kanë hapur dyqane ushqimore, restorante, pastiçeri apo kafene, por popullata lokale serbe, kryesisht, i bojkoton ato.

Po ashtu, në fund të vitit 2023, Agjencia e Privatizimit ka marrë nën kontroll resortin Rajska Banja në Banjskë, afër Zveçanit, rinovimi dhe ndërtimi i të cilit janë iniciuar nga Qeveria e Serbisë, përmes Zyrës së saj për Kosovën, në vitin 2015.

Zyrtarët serbë kanë thënë se Qeveria serbe ka investuar rreth shtatë milionë euro në këtë projekt.

Komuna e Zubin Potokut ka marrë nën kontroll edhe objekte banimi që janë ndërtuar me mjete të Qeverisë së Serbisë.

Në Mitrovicë të Veriut, ndërkohë, janë ndërprerë disa projekte të financuara nga Serbia – mes tyre, ndërtimi i një universiteti që do të funksiononte brenda sistemit serb./rel

Temperatura përvëluese sot në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë