
7 aktakuza gjatë vitit 2022 ku viktima kanë qenë gazetarët
Prokurori Bashkim Zeqaj ka bërë të ditur se gjatë vitit 2022 janë ngritur 7 aktakuza ndaj të pandehurve ku viktima ka qenë gazetarët. Zeqaj ka treguar se gjatë vitit të kaluar Prokuroria Themelore në
Prokurori Bashkim Zeqaj ka bërë të ditur se gjatë vitit 2022 janë ngritur 7 aktakuza ndaj të pandehurve ku viktima ka qenë gazetarët.
Zeqaj ka treguar se gjatë vitit të kaluar Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar 12 raste të tilla.
“Nëse i referohemi vitit 2022, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar 12 raste, nga të cilat ju njoftojmë se vetëm në vitin 2022 i kemi ngrit 7 aktakuza ndaj të pandehurve ku viktima ka qenë gazetare dhe dy lëndë i kemi të mbyllura me raport për mbyllje të rastit kurse të tjerat janë në proces e sipër nga ana e prokurorëve”, ka treguar Zeqaj për Betimin për Drejtësi.
Gjatë intervistës Prokurori ka përmendur vetëm disa raste të zbuluar nga ana e Prokurorisë.
“Atëherë mund të fokusohem tek rasti Kajtazi të cilin Prokuroria e ka zbulu kryerësin e veprës penale. Në bashkëpunim me policinë kemi bërë kërkesën për caktim të paraburgimit dhe pastaj e kemi ngritë edhe aktakuzën ndaj atij personi. Nëse fokusohemi tek viti 2022, po për të njëjtin Kajtazi ndaj 4 personave, ndaj të cilëve është ngritë aktakuzë për të cilët e kanë kryer veprën penale kanosje ndaj të dëmtuarit Kajtazi. Poashtu, gjatë vitit 2022, me datën 1 tetor, kemi ngritë një aktakuzë ndaj një personi, i cili e ka kanosur gazetarin me një mjet të rrezikshëm, i cili ka qenë duke bërë storie në një treg në Fushë Kosovë dhe pastaj Prokuroria e ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj personit që i kemi pas provat mjaftueshme”, ka thënë Zeqaj.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





