RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Duke punuar për Kosovën i nderojmë të rënët”

​ Rahoveci feston ditën e çlirimit Me një minutë heshtje u përkujtuan të gjithë dëshmorët e rënë për çlirimin e Rahovecit në një akademi përkujtimore të organizuar për nder të kësaj dite. Kryetari i K

nga RTV2114 qershor 201714 qershor 2017

​ Rahoveci feston ditën e çlirimit

Me një minutë heshtje u përkujtuan të gjithë dëshmorët e rënë për çlirimin e Rahovecit në një akademi përkujtimore të organizuar për nder të kësaj dite.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi gjatë fjalimit të tij tha se madhështinë e dëshmorëve e zë vetëm historia dhe ajo do i trajtojë me dashurinë e brezave përjetësisht.

“Toni e Mici, Feimi e Bedrushi, Mensuri dhe shumë e shumë djem të tjerë u bënë heronj dhe dëshmorë të Kosovës…Ne i kujtojmë për ditë heronjtë dhe dëshmorët por në ditë te veçanta si kjo ata na bëhen aq të mëdhenj sa imagjinata jonë nuk i përthekon dot”, tha Vehapi.

Ai shtoi se në këtë ditë përkujtohen edhe nënat dhe gratë e djemve dhe burrave që ranë për liri.

Vehapi më tej tha se duhet të forcohet Kosova dhe të punohet që gjithnjë të nderohen dëshmorët që ranë për lirinë e vendit.

“Ta forcojmë Kosovën sepse kështu do ta bëjmë edhe më të sigurt dhe më të dëshirueshme për të jetuar. Duke punuar i nderojmë të rënët siç i nderojmë edhe miqtë tanë ndërkombëtar që nuk na lanë vetëm na ditë të vështira”, tha Vehapi.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, dega në Rahovec, Vaidin Berisha rrëfeu disa momente gjatë luftës për çlirimin e Rahovecit.

“Në fushë të nderit ranë dëshmorë nga të gjitha trojet madje patëm dëshmorë edhe nga Shkodra. Luftimet e përgjakshme u zhvilluan në tërë gjeografinë e komunës tonë, muaji tetor është muaji i i riorganizimit të brigadës 24 nën udhëheqjen e heronjve të kombit të udhëhequr nga gjeneralët, Xhelal Hajda ‘Toni’ dhe Selajdin Mullabazi ‘Mici’”, tha ai.

Ai tha se që nga 14 qershori 1999 Rahoveci frymon lirshëm dhe se në këtë ditë përkujtohen të rënët për liri.

Gjatë ditës kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi së bashku me përfaqësues dhe familjarë të dëshmorëve kanë vizituar varrezat dhe lapidarët e heronjve, Xhelal Hajda me nofkën “Toni” dhe “Seljadin Mullabazi “Mici”, Mensur Zymberaj “Pesëqindëshi” dhe Sheh Muhedini.

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Rahovecit u ndan mirënjohje postmortum për ish delegatët:Mustafë Kasapi, Jahja Shehu, Shazije Vuçitërrna, Gani Mullaabazi, Elmaze Berisha. Po ashtu mirënjohje janë ndarë edhe për kontribuues të arsimit, sportit, kulturës, e bizneseve të Rahovecit.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

14 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

6 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë