
5 vjet e 3 muaj burgim për vrasje të rëndë në tentativë e armëmbajtje pa leje
Pesë vjet e tre muaj burgim iu caktuan A.N. për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. I pandehuri e ka pranuar fajësinë para Gjykatës Themelore në Gjakovë. A.N., akuzohet se më 25 maj
Pesë vjet e tre muaj burgim iu caktuan A.N. për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
I pandehuri e ka pranuar fajësinë para Gjykatës Themelore në Gjakovë.
A.N., akuzohet se më 25 maj në Gjakovë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta F.N., meqë djali i tij ditë më parë e kishte marrë për grua bashkëshorten e të pandehurit.
“Ditën kritike i pandehuri ka marrë revolen e tipit Ekol Tuna të kalibrit 6.35×15 mm, ka dalë në qytet dhe me të takuar të dëmtuarin F.N., rreth orës 12:20 min i cili po vinte rrugës përballë tij me biçikletë në dorë, i pandehuri ndalet, kthehet prej tij dhe i thotë ‘ku je mar p… nënës tone’, e nxjerrë revolen nga xhepi, dhe në distancë prej 2 metra shkrep një herë në të duke e mbajte armën në dorë derisa i dëmtuari ikë dhe futet me të shpejtë në një lokal”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Viktima ishte dërguar më pas në Spitalin e Gjakovës.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






