RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
12 të vdekur nga i nxehti përvëlues
🌍 Bota

12 të vdekur nga i nxehti përvëlues

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga i nxehti përvëlues deri në 40 gradë Celsius në Indi dhe shumë të tjerë u shtruan në spital teksa mijëra qytetarë po merrnin pjesë në ndarjen e çmimeve Navi M

nga Kaltrina Berila18 prill 202318 prill 2023

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga i nxehti përvëlues deri në 40 gradë Celsius në Indi dhe shumë të tjerë u shtruan në spital teksa mijëra qytetarë po merrnin pjesë në ndarjen e çmimeve Navi Mumbai.

Veprimtaria e sponsorizuar nga qeveria për nder të aktivistit të shquar social u mbajt në një fushë të hapur nën diellin flakërues dhe zgjati për disa orë.

Në ceremoni ishin disa mijëra njerëz dhe shumë prej tyre u ankuan për dehidratim. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë se njerëzit ishin ulur direkt nën diell, pa çati apo asnjë lloj strehimi.

Ekspertët shëndetësorë këshillojnë shmangien e diellit gjatë vapës përvëluese nga ora 11:00 deri në orën 16:00, veçanërisht gjatë muajit prill, i cili konsiderohet si një nga muajt më të nxehtë në Indi.

Zyrtarët thanë për mediat se gjatë ditës u dhanë pije freskuese në vendin e ceremonisë dhe u ngritën kabina për të ofruar ndihmë mjekësore, por partitë opozitare theksojnë se ngjarja ishte e organizuar keq dhe nuk duhej të mbahej në atë periudhë të vitit./21Media

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
LAJMI TJETËR →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Lexo edhe

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

57 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

57 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë