12 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot ka njoftuar se bazuar të raporteve nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, po marrin trajtim 12 pacientë të konfirmuar me C
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot ka njoftuar se bazuar të raporteve nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, po marrin trajtim 12 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 23 të tjerë post-covid.
Sipas njoftimit, me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





