RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​11 vjet nga zgjedhjet e parakohshme nacionale në Kosovë
🇽🇰 Kosova

​11 vjet nga zgjedhjet e parakohshme nacionale në Kosovë

Sot mbushen njëmbëdhjetë vjet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, pas shpërbërjes së Kuvendit, i cili kishte disa muaj që ishte jofunksional pasi Qeveria kishte humbur përkrahjen e shu

nga Gentrita Xhemajli8 qershor 20258 qershor 2025

Sot mbushen njëmbëdhjetë vjet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, pas shpërbërjes së Kuvendit, i cili kishte disa muaj që ishte jofunksional pasi Qeveria kishte humbur përkrahjen e shumicës.

Ishte data 7 maj 2014 kur koalicioni qeverisës PDK-AKR u shemb me iniciativë të kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, pa dëshirën e presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli, raporton KosovaPress.

Ishte presidentja asokohe Atifete Jahjaga e cila kishte pritur në takim Thaçin, Pacollin, por edhe liderin e opozitës së atëhershme Isa Mustafa, ku u vendos që të shpërndahet Kuvendi. Mocioni ishte kërkuar nga 57 deputetë nga PDK-së dhe LDK-së, si rezultat i një marrëveshje paraprake mes këtyre dy partive.

Kuvendi i Kosovës u shpërnda më 7 maj 2014, me 90 vota për, 4 kundër dhe 3 abstenime. Kjo shpërbërje e detyroi vendin të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare 8 qershor 2014, ani pse nuk ishte hera e parë që vendi shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet 2014 u mbajtën sipas ligjit të vjetër zgjedhor, pasi me gjithë reformën e filluar, liderët e partive politike nuk arritën pajtueshmëri mbi ligjin e ri zgjedhor.

Në zgjedhje garuan 30 subjekte politike, ndër të cilat 18 parti, 7 iniciativa qytetare, një kandidat i pavarur dhe katër koalicione.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) së bashku me partitë e koalicionit mori 222.181 vota apo 31.38 %, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 184.596 vota apo 25.24 %, Lëvizja Vetëvendosje 99.397 vota apo 13.59%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 69.793 vota apo 9.54%, Lista Serbe 38.199 vota apo 5.22% dhe Nisma për Kosovën 37.681 vota ose 5.15%.

Menjëherë pas zgjedhjeve, LDK, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, që në skenën politike njihen si VLAN, ishin barrikaduar kundër PDK-së, duke deklaruar njëzëri se nuk bashkëqeverisin me PDK-në. Madje kishin formuar një koalicion, ku ishin shumicë dhe provonin të krijonin Qeverinë me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte parë jo-kushtetuese aktin e partive jo-fituese të zgjedhjeve dhe ua kishte pamundësuar atyre marrjen e drejtimit të Qeverisë. Sipas kësaj gjykata mandati për të krijuar Qeverinë i takon partisë fituese të zgjedhjeve, e që në këtë rast ishte PDK.

Ngërçi politik i 2014, zgjati për 6 muaj, derisa LDK kishte vendosur ta heqë “L”-në nga “VLAN”, duke e lënë vetëm si VAN.

Në dhjetor të atij viti, Isa Mustafa kishte pranuar ofertën e Hashim Thaçit, atëherë kryetar i PDK-së. Marrëveshja parashihte Isa Mustafën kryeministër dhe Hashim Thaçin president republike pas përfundimit të mandatit të Atifete Jahjaga.

Qeveria LDK-PDK ishte votuar në dhjetor të 2014, ku Isa Mustafa ishte votuar për kryeministër, e Hashim Thaçi fillimisht si zëvendës i tij e ministër i Jashtëm, derisa i erdhi koha për Presidencë.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

46 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë