Vërshimet e çmontojnë asfaltin
Reshjet e shiut ditëve të fundit në Kosovë shkaktuan vërshime në qytete të ndryshme. Vërshmet përveç që shkaktuan dëme materiale në shtëpitë private e po ashtu edhe ndotën ujin e pijshëm , nga dëmti
Reshjet e shiut ditëve të fundit në Kosovë shkaktuan vërshime në qytete të ndryshme.
Vërshmet përveç që shkaktuan dëme materiale në shtëpitë private e po ashtu edhe ndotën ujin e pijshëm , nga dëmtimet nuk shpëtuan as rrugët e asfalltuara.
Rruga Rud-Sferkë është dëmtuar dhe është tërësisht e pakalueshme ku në foto shihet se asfalti është shkatërruar.
Lidhur me këtë Komuna e Malishevës u ka bërë apel qytetarëve që të evitojnë udhëtimin nëpër ato rrugë.
“Luten të gjithë ata që mendojnë të kalojnë nëpër atë rrugë, të mos udhëtojnë në atë pjesë, por të shfrytëzojnë rrugët tjera.”, thuhet në njoftimin e komunës./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës





