RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Vazhdojnë protestat në Otavë kundër vaksinimit të detyrueshëm

Protestuesit kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj koronavirusit për shoferët e kamionëve që kalojnë kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, kanë bllokuar kryeqytetin kanadez për të dytën ditë

nga Venera Grabanica31 janar 202231 janar 2022

Protestuesit kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj koronavirusit për shoferët e kamionëve që kalojnë kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, kanë bllokuar kryeqytetin kanadez për të dytën ditë me radhë.
Mijëra protestues i janë bashkuar thirrjes Konvoji i Lirisë në Otava.
Policia ka nisur hetimet pas raportimit të disa incidenteve, përfshirë shfaqjen e flamujve me svastika dhe pamjeve të një gruaje duke vallëzuar mbi varrin e një ushtari të panjohur.
Ministrja e Mbrojtjes, Anita Anand, ka thënë se incidentet kanë qenë “përtej asaj që është e dënueshme”.
Policia në Otava ka thënë përmes një postimi në Twitter se hetimet janë duke u kryer lidhur me “përdhosjen” e një numri monumentesh në kryeqytet si dhe për sjelljen kërcënuese ndaj policisë dhe punonjësve të qytetit.
Shoferët e kamionëve kanë bllokuar rrugët që çojnë në ndërtesën e Parlamentit të Kanadasë.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau dhe familja e tij janë larguar nga Otava gjatë fundjavës, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Rreth 90 për qind e 120,000 shoferëve të kamionëve të Kanadasë janë të vaksinuar kundër koronavirusit.
Përveç thirrjes për anulim të kërkesës për vaksinim të detyrueshëm të shoferëve që kalojnë kufirin, në protesta është kërkuar që t’iu jepet fund të gjitha masave që lidhen me vaksinim të detyrueshëm.
Qeveria liberale e Trudeas ka miratuar më 15 janar vendimin që u kërkon shoferëve të pavaksinuar të kamionëve që t’i nënshtrohen masës së karantinës sapo të hyjnë në Kanada.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë po ashtu se shoferët e huaj të kamionëve duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit kur të hyjnë në territorin amerikan.

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
LAJMI TJETËR →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

36 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

38 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

38 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

47 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

5 orë më parë