Ukraina hap linjën telefonike për studentët e huaj që dëshirojnë të largohen
Të huajt, veçanërisht studentët afrikanë dhe aziatikë në Ukrainë, kanë ngritur shqetësime gjatë ditëve të fundit se po diskriminohen dhe po kthehen prapa në kufi. Tani Ministria e Jashtme e Ukrainës t
Të huajt, veçanërisht studentët afrikanë dhe aziatikë në Ukrainë, kanë ngritur shqetësime gjatë ditëve të fundit se po diskriminohen dhe po kthehen prapa në kufi.
Tani Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se ka hapur një linjë telefonike emergjente për studentët e tillë që dëshirojnë të largohen, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka shkruar se po punohet intensivisht për të garantuar sigurinë e tyre dhe për të përshpejtuar kalimin e tyre.
“Rusia duhet të ndalojë agresionin e saj që na prek të gjithëve.”, ka shkruar ai në Twitter./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival





