RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Tahiri: Njohja e pasaportave ilegale nga BE-ja është goditja më e madhe për Kosovën
🇽🇰 Kosova

Tahiri: Njohja e pasaportave ilegale nga BE-ja është goditja më e madhe për Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se njohja e pasaportave të lëshuara nga institucionet e Serbisë për serbët në Kosovë nga ana e Bashkimit

nga RTV21 Portal27 korrik 202427 korrik 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se njohja e pasaportave të lëshuara nga institucionet e Serbisë për serbët në Kosovë nga ana e Bashkimit Evropian paraqet precedent të rrezikshëm dhe goditje e madhe për Kosovën.

Tutje, Tahiri ka thënë se ky veprim përligj dhe legjitimon një autoritet të huaj dhe saboutes.

“Njohja e pasaportave të lëshuara nga institucionet e Serbisë nga ana e BE-së, për një numër të qytetarëve tanë, paraqet një precedent të rrezikshëm dhe një goditje e madhe ndaj shtetit tonë. Ky veprim përligj dhe legjitimon një autoritet të huaj dhe saboutes, dhe si i tillë lejon goditjen dhe ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë në sovranitetin institucional të Republikës së Kosovës nga ana e strukturave serbe. Kjo, nuk ka asgjë të bëjë me të drejtat e njeriut dhe as me ofrimin e mundësive të barabarta, sepse ato i ofron Kosova në nivelin më gjithëpërfshirës dhe më ekskluziv për serbët e Kosovë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Tahiri tutje ka thënë se, kjo ndodhi sepse Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ishte e zënë me populizëm, me luftimin e mediave të lira, me ngulfatjen e demokracisë.

“Kjo nuk ndodhi në një ditë, kjo ndodhi sepse kjo qeveri ishte e zënë me populizëm, me luftimin e mediave të lira, me ngulfatjen e demokracisë, duke mos pasur kohë për informim dhe afirmim të pozicioneve tona shtetërore në instancat e BE-së. Kjo ndodhi sepse krerët tanë institucional, ishin të zënë me ping pongun me temën e asociacionit. Harruan se Serbia vepron hapur dhe në fshehtësi!”, është shprehur Tahiri.

Para pak ditësh, Këshilli i BE-së vendosi t’ia liberalizojë vizat serbëve të Kosovës që kanë pasaporta ilegale. Opozita e ka bërë fajtore Qeverinë, ndërsa ekzekutivi ka thënë se vendimi është i pazbatueshëm.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

5 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

14 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

34 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

57 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë