
Haradinaj për Ditën e Veteranit: Sakrifica juaj do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë
(Lajm i përditësuar) Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka uruar bashkëluftëtarët për Ditën e Veteranit. “Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Shërbimi dhe sakrifica juaj gjatë çlirim
(Lajm i përditësuar)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka uruar bashkëluftëtarët për Ditën e Veteranit.
“Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Shërbimi dhe sakrifica juaj gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj, me ç’rast ka publikuar një fotografi me bashkëluftëtarët.
08:27 – Sot dita e veteranit të UÇK-së
Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.
Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.
Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.

Më të fundit
Të gjitha →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s





