SHBA shpreh keqardhje për anulimin e bisedimeve
Pas vendimit të Rusisë që të anulojë takimin me zëvendës sekretarin e SHBA Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur keqardhje për vendimin e Rusisë që të anulojë takimin me zëvendës sekretarin e
Pas vendimit të Rusisë që të anulojë takimin me zëvendës sekretarin e SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur keqardhje për vendimin e Rusisë që të anulojë takimin me zëvendës sekretarin e Shtetit Thomas Shannon, por mbetet e hapur për bisedime të ardhshme me të cilat do të tejkaloheshin dallimet bilaterale, njoftoi sot Departamenti amerikan i Shtetit.
“Na vjen keq që Rusia ka vendosur që të heqë dorë nga rasti për të biseduar për pengesat bilaterale, të cilat pengojnë marrëdhëniet amerikane-ruse”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert, transmeton Reuters.
Ndryshe, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ribjakov ka anuluar sot bisedimet me Shannon, pas vendosjes së sanksioneve të reja amerikane ndaj Moskës zyrtare.
Anulimi i takimit vjen pak kohë pasi që Moska zyrtare paralajmëroi hakmarrje ndaj Uashingtonit zyrtar për shkak të sanksioneve të reja.
Ribjakov tha se “situata nuk është e përshtatshme që ky lloj dialogu të mbahet” dhe dërgoi kritika në llogari të SHBA-ve pasi “nuk kishin ofruar asgjë konkrete” për të cilën do të mund të diskutohej, transmeton AP.
Administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump njoftoi të martën se ka vendosur sanksione ndaj 38 individëve dhe firmave ruse për shkak të aktiviteteve në Ukrainë.
Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitrij Peskov tha sot se ky hap i SHBA-ve nuk ishte konstruktiv dhe shtoi se opsione të ndryshme janë duke u shqyrtuar në nivel ekspertësh.

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






