
Policia jep detaje nga aksidenti në Zabel të Ulët të Drenasit
Policia e Kosovës ka dalë me detaje rreth aksidentit të rëndë të trafikut sot në Zabel të Ulët të Drenasit. Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar se në këtë aksident
Policia e Kosovës ka dalë me detaje rreth aksidentit të rëndë të trafikut sot në Zabel të Ulët të Drenasit.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar se në këtë aksident lëndime kanë pësuar dy persona.
“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i Ulët i Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (kamionë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






