Pasnesër arrijnë 38 mijë 400 doza të reja të vaksinës
Ministria e Shëndetësisë sot informoi se do të pranojë edhe 38 mijë 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Siç informoi ministria, dozat e reja të vaksinës të mërkurën paradite d
Ministria e Shëndetësisë sot informoi se do të pranojë edhe 38 mijë 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Siç informoi ministria, dozat e reja të vaksinës të mërkurën paradite do të arrijnë në Kosovë.
“Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza.”, informoi ministria.
Ndryshe, me pranimin e këtyre dozave të reja të vaksinës kundër COVID-19, siç u informua, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






