RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Nesër mësohet nëse do të shtrenjtohet ngrohja qendrore

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Resurse të Ujit (KRRE)) sot do ta shqyrtojë kërkesën e BEG-së, ndërsa nesër pritet të kumtohet se sa do të kushtojë ngrohja qendrore. Sipas kryetarit të KRRE,

nga E.Bullaku30 dhjetor 202130 dhjetor 2021

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Resurse të Ujit (KRRE)) sot do ta shqyrtojë kërkesën e BEG-së, ndërsa nesër pritet të kumtohet se sa do të kushtojë ngrohja qendrore.
Sipas kryetarit të KRRE, Marko Bislimoski, do të kërkohet mënyra për të shmangur një rritje drastike të çmimeve. Kjo, mendon Bislimovski, nuk është opsion, sepse shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore do të shkëputen nga sistemi dhe do të fillojnë të përdorin energjinë elektrike për ngrohje.
Bislimovski tha se janë duke u konsultuar me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, por apelon edhe Qytetin e Shkupit dhe të gjitha komunat në nivel të qytetit, që të solidarizohen dhe të gjejnë zgjidhjen më pa dhimbje të problemit. Nëse është e nevojshme, shtoi ai, pushteti vendor duhet të japë edhe subvencione për konsumatorët për të shmangur goditjet e çmimeve.
“Bëj thirrje për solidaritet të të gjitha palëve të interesuara. Çmimi i blerjes së gazit natyror në pjesën ku BEG blen me çmime në bursë është rreth 1480 dollarë për metër kub. Kjo është një blerje për muajin janar dhe është pothuajse gjashtë herë më e lartë se mesatarja në 2021 kur ishte 240 dollarë për metër kub. BEG ka paraqitur një kërkesë për këtë dje dhe ne do ta shqyrtojmë sot. Atë që kam menduar për energjinë elektrike, mendoj edhe për ngrohjen – se rritja drastike e çmimit të ngrohjes qendrore nuk është zgjidhje sepse shumë konsumatorë do të shkëputen nga sistemi dhe do të fillojnë të përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Jemi në komunikim me Qeverinë dhe mendoj se do të gjejmë mirëkuptim, por i ftoj zyrtarët në qytetin e Shkupit dhe komunat në qytet që të përfshihen aktivisht dhe nëse është e nevojshme të ofrojnë subvencione të duhura për konsumatorët. Nesër do t’ju informojmë se çfarë mund të pritet për çmimin e energjisë termike”, tha Bislimovski./TV21

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
LAJMI TJETËR →
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

Lexo edhe

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

14 min më parë
Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

48 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

51 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

51 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

59 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

5 orë më parë