
Ndalimi i dinarit, Daçiq: Kurti po cenon dialogun
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me vendimin për ndalimin e dinarit në Kosovë po cenon dialogun dhe po sajon lëvizje që mund të pengoj
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me vendimin për ndalimin e dinarit në Kosovë po cenon dialogun dhe po sajon lëvizje që mund të pengojnë procesin e negociatave.
“Në këtë aspekt, sigurisht që nuk jemi të befasuar nga lëvizje të tilla, sepse ai vazhdimisht po del me disa lëvizje të reja që mund të pengojnë procesin e negociatave në planin afatgjatë. Ai në fakt po minon dialogun e mëtejshëm”, tha Daçiq, raporton Tanjug.
Daçiq tutje ka shtuar se ndalimi i dinarit në Kosovë e vështirëson jetën e përditshme të serbëve.

Më të fundit
Të gjitha →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale





