NATO rrit prezencën në veri të Kosovës
Përgjatë magjistrales Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës, situata është e qetë. Por, në këtë pjesë të territorit po vërehet prezencë e shtuar e trupave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Rritjen
Përgjatë magjistrales Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës, situata është e qetë. Por, në këtë pjesë të territorit po vërehet prezencë e shtuar e trupave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Rritjen e prezencës së trupave në këtë zonë e kishte konfirmuar edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më herët gjatë kësaj jave.
Në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht u rritën tensionet, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës: atë për targat dhe dokumentet serbe. Barrikadat u hoqën, por NATO ka përsëritur se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë, nëse rrezikohet stabiliteti.
Në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe, më 20 gusht është parë prezencë e shtuar e ushtarëve amerikanë të KFOR-it, që shërbejnë në Kosovë.
Më 31 korrik dhe 1 gusht, tensionet u rritën në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës, atë për targat dhe dokumentet serbe. uata në këtë zonë të Kosovës është e qetë.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, vazhdimisht ka përsëritur se është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.
Pjesëtarë të KFOR-it amerikanë në Jarinjë, në veri të Kosovës. Më 31 korrik dhe 1 gusht, rrugët që çonin drejt pikëaklimit kufitar të Jarinjës, që lidh Kosovën dhe Serbinë, u bllokuan nga barrikadat. Por, ato u hoqën pasditen e 1 gushtit./REL



Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






