E enjte · 11 qershor 2026
Radio 21Moti…🔎 Kërko
RTV21
Ballina/Kulturë
Kulturë

Lule Elezi zgjidhet anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin

nga Gentrita Xhemajli9 qershor 2026
Lule Elezi zgjidhet anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Pianistja e njohur kosovare Lule Elezi është zgjedhur anëtare e rregullt e Shoqatës Frédéric Chopin, në Varshavë të Polonisë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që merr këtë vlerësim prestigjioz. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook. Ajo ka falënderuar drejtoreshën e përgjithshme të shoqatës, Ewa Sławińska, si dhe bordin drejtues për besimin dhe vlerësimin ndaj punës së saj artistike. Sipas Elezit, emërimi vjen pas një serie koncertesh solistike të suksesshme të mbajtura në qytete të ndryshme të Polonisë gjatë viteve të fundit, ku ajo ka interpretuar veprat e Chopin-it në aktivitete të organizuara nga kjo shoqatë. "Të dashur miq, Kam nderin dhe kënaqësinë t’ ju njoftoj se si artistja e parë shqiptare, jam zgjedhur anëtare e rregullt e Shoqatës Frédéric Chopin, në Varshavë të Polonisë. Emërimi im si anëtare e kësaj Shoqate Ndërkombëtare, vjen si rezultat i shumë koncerteve të mia solistike të sukseshme të mbajtura viteve të fundit me veprat e kompozitorit gjenial Frédéric Chopin, të organizuara nga kjo Shoqatë në qytete të ndryshme të Polonisë. Falënderoj përzemërsisht Drejtoreshën gjenerale të Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin në Varshavë, znj. Ewa Sławińska si dhe bordin e kësaj Shoqate, për besimin ndaj vlerave të mia artistike. Faleminderit, Dziękuję Towarzystwo im. Fryderyka Chopina", ka shkruar Elezi.
← Më shumë lajme