RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
​Lufta tregtare SHBA-Kinë rrëzon çmimet e naftës
🌍 Bota

​Lufta tregtare SHBA-Kinë rrëzon çmimet e naftës

Çmimet e naftës u ulën në 59 dollarë në tregjet ndërkombëtare sot pasi Kina u hakmor kundër tarifave të SHBA-së, duke nxitur frikën e një lufte tregtare që do të ngadalësonte ekonominë globale dhe kër

nga Venera Grabanica9 prill 20259 prill 2025

Çmimet e naftës u ulën në 59 dollarë në tregjet ndërkombëtare sot pasi Kina u hakmor kundër tarifave të SHBA-së, duke nxitur frikën e një lufte tregtare që do të ngadalësonte ekonominë globale dhe kërkesën për energji.

Në tregun e Londrës, pas mesditës, një fuçi naftë u tregtua me 3.63 dollarë më të ulët se çmimi i mbylljes së djeshme prej 59.12 dollarësh. Pothuajse me të njëjtën shumë, fuçia u bë më e lirë në tregun amerikan, ku u tregtua me 55.99 dollarë.

Sot, SHBA ngriti tarifat shtesë të paralajmëruara “reciproke” për importet kineze nga 34 në 84 për qind, duke theksuar në shpjegimin e vendimit se Kina iu përgjigj tarifave të reja të paralajmëruara të SHBA javën e kaluar me tarifa 34 për qind për mallrat amerikane.

Kur merren parasysh taksat shtesë nga muajt e mëparshëm, importet kineze në SHBA tani janë subjekt i tarifave prej 104 për qind. Të mërkurën, Pekini u përgjigj duke rritur tarifat nga 34 në 84 për qind.

Ye Lin nga Rystad Energy, tha se përgjigjja agresive e Kinës po zvogëlon shanset për një marrëveshje të shpejtë midis dy ekonomive më të mëdha në botë, duke nxitur frikën e një recesioni në botë.

Nëse lufta tregtare zvarritet për një periudhë më të gjatë kohore, ajo mund të kërcënojë pjesën e Kinës në rritjen e kërkesës për naftë, e cila është 50.000 deri në 100.000 fuçi në ditë, por humbja mund të kompensohet nga shtytja më e fortë (e Pekinit) për konsumin e brendshëm”, tha Ye.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) javën e kaluar njoftoi se Arabia Saudite, Rusia, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Kazakistani, Algjeria dhe Omani do të rrisin furnizimin me 411 mijë fuçi në ditë në maj.

Vendimi bazohet në një vlerësim të “një marrëdhënieje të vazhdueshme të qëndrueshme ofertë-kërkesë dhe perspektiva pozitive të tregut”.

Në kushte të tilla, çmimi i një fuçie në tregun rus ra nën kufirin prej 60 dollarësh të vendosur nga grupi G7 prej shtatë ekonomive kryesore të zhvilluara për herë të parë të mërkurën, duke kërcënuar siguruesit dhe transportuesit me sanksione nëse transportojnë fuçi më të shtrenjta ruse.

Rënia e mprehtë e çmimeve u zbut vetëm nga shenjat e kërkesës më të fortë amerikane.

Inventarët e naftës së papërpunuar në SHBA ranë me 1.1 milion fuçi javën e kaluar, sipas të dhënave të prodhuesit API. Analistët vlerësuan se të dhënat e API do të tregonin një rritje të inventarëve prej 1.4 milion fuçi, transmeton KosovaPress.

OPEC njoftoi se dje çmimi i një fuçie të shportës së naftës të anëtarëve të tij u rrit me 29 centë në 66.54 dollarë.

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
LAJMI TJETËR →
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

Lexo edhe

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

6 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

26 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

49 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

3 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë