
LDK hap fushatën dhe shpalos premtimet
Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit. Abdixhiku nga tubimi hapës: Kosova nuk e meriton zymtësinë e krijuar, LDK do t’i jap ambicie këtij vendi Kandidati për Kryem
Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit.
Abdixhiku nga tubimi hapës: Kosova nuk e meriton zymtësinë e krijuar, LDK do t’i jap ambicie këtij vendi
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku gjatë tubimit hapës ka deklaruar se Kosova nuk e meriton zymtësinë e krijuar në vend.
“Sonte, kemi ardhur para jush me një bindje të thjeshtë, por të fuqishme: se kjo gjendje nuk është fati ynë. Se çka po ju ofrohet nuk është fati ynë! Se Kosova mundet më shumë se kjo zymtësi. Se njerëzit tanë kanë nevojë për më shumë ambicie. Se këtij vendi do t’i japim ambicie”, tha Abdixhiku.
Tutje Abdixhiku pretmtoi rritje të shtesave .
“Shtesat, përfitimet, beneficionet, nuk do të jenë lëmoshë elektorale. Jo, ato nuk do të ndalen. Do të jepen, do të rriten. Dhe do të garantohen me ligj. Si siguri e përhershme jo si blerje elektorale”, theksoi Abdixhiku.
Derisa po ashtu premtoi se as çmimet e rrymës nuk do të rriten.
Abdixhiku zotohet publikisht: Çmimet e rrymës nuk do të rriten në mandatin tonë
“Më lejoni të jap një zotim publik sot. Se çmimet e rrymës nuk do të rriten në mandatin tonë. Moratorium i plotë për tre vite”, tha kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku gjatë tubimit hapës në Prishtinës.

Më të fundit
Të gjitha →
Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale





