RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Kush e formon qeverinë e re?
🇽🇰 Kosova

Kush e formon qeverinë e re?

Ndonëse jo zyrtarisht sipas rezultateve të deritashme të numërimit të votave Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë në Kuvend, 47 deputetë, pasuar nga PDK-ja me 25, LDK-ja 20, AAK-Nisma 8 deputetë, deri

nga B G12 shkurt 202512 shkurt 2025

Ndonëse jo zyrtarisht sipas rezultateve të deritashme të numërimit të votave

Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë në Kuvend, 47 deputetë, pasuar nga PDK-ja me 25, LDK-ja 20, AAK-Nisma 8 deputetë, derisa 20 deputetë do t’i kenë minoritetet.

Mandatet e partive politike në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje                         47 deputetë

Partia Demokratike e Kosovës         25  deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës        20 deputetë

AAK-NSIMA                                      8 deputetë

Komuniteti Serb –                              10 deputetë

Komuniteti Boshnjak                        3 deputetë

Komuniteti Turk                                2 deputetë

Komuniteti Egjiptian                         2 deputetë

Komuniteti Rom                                 1 deputet

Komuniteti Ashkali                            1 deputet

Komuniteti Goran                              1 deputet

E këto rezultate tashëm kanë ngritur diskutimet se kush me kë mund të formojë institucionet.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se në bazë të rezultateve të deritashme Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’i formojë e vetme institucionet. Ai thekson se votat e diasporës dhe ato më kusht nuk do të mund te prodhojnë ndryshime domethënëse në rezultat për çka sipas tij, duhet diskutim mes partive politike për krijimin e institucioneve.

“Në versionin më realist VV me trendet normale te zakonshme të votave që vijnë nga jashtë vendit do të duhej t’i kishe 47-48 deputetë derisa mandati  49 varet shumë nëse partia dytë apo e tretë do të kenë performancë më të mirë se zgjedhjet e kaluara. Këto rezultate janë të atilla që imponojnë një obligim për partitë që të diskutojnë mes vete për formimin e institucioneve të reja pasi që është e qarte se në mesin e 100 ulëseve që janë për komunitetet shqiptar nuk është asnjeri tabor që ka shumicën e tyre dhe nevojitët këtë rast VV si partia e parë që do ta ketë ekskluzivitetin edhe për të propozuar  kryetarin e Kuvendit por edhe që të jetë mandatari i parë për formimin e qeverise do të imponohet te ketë më shumë diskutime e dialog mes partive politike  përkundër një retorike diskursi tejet të  ashpër mes tyre.  Në baze të rezultateve të tanishme ne versionin kur vv merr edhe mandatin e 50 duke u bazuar ne deklarimet e tyre se s’bëjnë koalicion me listën serbe atëherë ka pak gjasa që VV të formojë e vetëm qeverinë e edhe nëse do ta bënte i binte qe do kishte maksimalisht 61 apo 62 mandate që është pragu minimal qe duhet te ketë një qeveri për t’u zgjedhur nga kuvendi e bazuar ne praktiken e fundit kur edhe pse kishin 68-69 mandate kanë pasur problem me kuorum andaj nuk besoj se është ne interes të funksionit institucional që të kemi një qeveri që mezi arrin pragun prej 61 mandatesh pasi që  nga e kaluara këto qeveri s’janë stabile dhe ekziston rreziku i zgjedhjeve të parakohshme”, tha Cakolli për rtv21

Edhe analistja politike, Alma Lama, vlerëson se votat me kusht dhe ato të diasporës nuk do të përbënin ndonjë ndryshim të madh në rezultatin e zgjedhjeve. Sipas saj me rezultatin aktual, asnjë nga partitë politike si të vetme nuk mund t’i formojnë institucionet.

“Votat deri tani nuk ia mundësojnë asnjë subjekti politik ta krijoj vetëm qeverinë as vv-ja vetëm nëse hyn në koalicion me gjitha minoritet përshirë edhe listën serbe…. As me minoritet jo serbë s’munden përveç me ato serbe. Nëse partitë ne opozite nuk bashkëpunojnë me partin e parë që është mandatarii i pare çdo gjë duket e paqartq mund te formoje dhe pozita pasi te dështoj partia e pare. Ne bazë te kushtetues presidentja se pari ia jep mandatit partisë së parë nëse si ka votata per te arritur shumicën e thjesht kalon tek partia e dyte nëse as ajo s’munden atëherë më duket se shkohet ne zgjedhje te parakohshme”, tha Lama

Dy partitë opozitare PDK-ja dhe AAK-ja tashëm janë deklaruar se nuk bëjnë koalicion me Vetëvendosjen derisa kjo e fundit është shprehur e bindur se me partnerët e saj, Listën Guxo dhe Alternativën do ta formojnë qeverinë e re.

Sipas rezultateve të deri tashme të KQZ-së, Vetëvendosje prin më 40.83% të votave pasuar nga PDK-ja me 22.15%, LDK-ja 17.59%, Koalicioni AAK- Nisma dhe të tjerët 7.47%.

Derisa ende nuk kanë nisur numërimi i votave me kusht dhe të diasporës./RTV21/21Media

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
LAJMI TJETËR →
​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

1 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

1 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

1 orë më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

2 orë më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

32 min më parë
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

52 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë