
Kosova i ofron Francës ndihmë në përballe me zjarret
Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, me ndihmë në shuarjen e zjarreve dh
Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Përmes një deklarate, Haxhiu ka shprehur solidaritetin e Kosovës me popullin francez dhe ekipet që janë të angazhuara në përballjen me zjarret.
U.D. Presidentja Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit
“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit”, thuhet jë komunikatën e Presidencës.
“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe komunitetet e prekura nga zjarret”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur






