Ish-punëtorët e “IMN Kosova” kërkojnë që t’u paguhet 20 përqindshi
“Vetëm një kërkesë e kemi, të na paguajnë 20 përqindëshin nga privatizimi, komuna e Prishtinës na ka borxh” Ish-punëtorët e ndërmarrjes “IMN Kosova” protestuan sot para komunës së Prishtinës dhe kërku
“Vetëm një kërkesë e kemi, të na paguajnë 20 përqindëshin nga privatizimi, komuna e Prishtinës na ka borxh”
Ish-punëtorët e ndërmarrjes “IMN Kosova” protestuan sot para komunës së Prishtinës dhe kërkuan që komuna t’ua kryejë pagesën prej 20 përqind, që u takon pas privatizimit të ndërmarrjes. Kryetari i Këshillit Protestues, Mustafë Krasniqi tha se 20 përqindshi është kërkesa e tyre e vetme, për të cilën tregoi se janë duke pritur tash e sa vjet. Krasniqi tregoi para mediave edhe marrëveshjen të cilën AKP e ka pranuar, por që sipas tij, komuna nuk po e zbaton.
“Vetëm një kërkesë e kemi, të na paguajnë 20 përqindëshin nga privatizimi, komuna e Prishtinës na ka borxh. AKP-ja e ka kryer dokumentacionin, e ka bërë planin e marrëveshjes, nuk po e pranon. Ne duam marrëveshje që të na paguajnë paratë, sepse po presim prej vitit 2010, nuk po presim një muaj a një javë, por po presim që tetë vite e gjysmë”, tha Krasniqi.
E një nga protestuesit, Emin Llalloshi, që tha se ka qenë edhe një ndër themeluesit e kësaj ndërmarrjeje tha se ish-punëtorët janë bërë viktima të inateve mes Shpend Ahmetit e Isa Mustafës.
“Tash Isa Mustafa e ka dhënë vendin aty që të ndërtohet shkolla në oborr të fabrikës, ne nuk i kemi thënë ta bëjnë aty. Tash ky Shpend Ahmeti me inati pse ai e ka lejuar shkollën të ndërtohet në vend të fabrikës, na jemi ra viktimë. Kjo është shumë e padrejtë”, tha Llalloshi.
Ndërsa, një ish-punëtor i kësaj ndërmarrjeje, Xhemajl Islami tha të ketë punuar për 33 vjet në këtë ndërmarrje. Ai tha se po kërkojnë vetëm atë që u takon, por sipas tij, udhëheqësit nuk po i marrin parasysh.
“Sot kemi dalë në këtë shi, e pesta herë që po dalim për të drejtat tona që na takojnë, askush nuk po del të na thotë diçka, janë fshehur nëpër zyre e tyre e po rrinë. Nuk ka asgjë, i kemi ngritur duart prej qeverisë, kësaj udhëheqësie, komunës e të gjithëve”, tha Islami.
Lidhur me këtë kërkesë, këta ish-punonjës patën protestuar edhe në prill të këtij viti. Ndërkaq, para protestuesve nuk doli ndonjë përfaqësues i komunës, dhe brenda një ore, ata u larguan, por me paralajmërimin se do të mbajnë edhe protesta tjera.

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






