RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Ka apo s’ka dorëheqje të qeverisë
🇽🇰 Kosova

Ka apo s’ka dorëheqje të qeverisë

Ndonëse të thirrur në dorëheqje Albin Kurti dhe vartësit e tij vazhduan ushtrimin e funksionin ekzekutiv duke mbajtur mbledhje qeveritare e duke marrë vendime. Nga salla e Qeverisë Kurti tha se ajo ës

nga Venera Grabanica17 prill 202517 prill 2025

Ndonëse të thirrur në dorëheqje Albin Kurti dhe vartësit e tij vazhduan ushtrimin e funksionin ekzekutiv duke mbajtur mbledhje qeveritare e duke marrë vendime. Nga salla e Qeverisë Kurti tha se ajo është në detyrë por sipas tij ushtrimi i funksionit ekzekutiv është i lejueshëm edhe sipas ligjit teksa përmendi shembuj kur qeveritë e kaluara qëndronin në detyrë deri në formimin e qeverisë së re.

“Më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqje. Më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucionit, do të ishte vakum institucional, papërgjegjësi politike dhe rrezik i sigurisë kombëtare. Është kërkesë dhe insistim, për të thënë së buti i pa matur për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie. Mbledhja sot dhe ushtrimi i kompetencave të tjera qeveritare janë plotësisht të lejueshme, madje edhe të detyrueshme sipas ligjit. Ne kemi funksione të kufizuara, por assesi nuk mund të ketë ndalim funksioni… Në historikun tonë të formimit të institucioneve, kemi shembuj nga e kaluara kur një qeveri e udhëhequr nga PDK, ndonëse me Kuvend të shpërndarë, një qeveri e udhëhequr nga AAK, ndonëse e dorëhequr, dhe një qeveri e udhëhequr nga LDK, ndonëse e shpallur si e jashtëligjshme kanë qëndruar në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Por një qeveri e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse ka përmbushur mandatin e saj të rregullt katërvjeçar, na u dashka të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë”, tha Kurti.

Por në nenin 26 të Ligjit për Qeverinë thuhet se nëse një anëtar i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të ekzekutivit para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve gjë e cila nuk ndodhi.

Në Institutit Demokratik të Kosovës, thonë se në këtë rast ushtrimi i funksionit ekzekutiv nga Kurti dhe e të tjerëve përbën shkelje të ligjit për Qeverinë.

Sipas hulumtuesit Vullnet Bugaqku, letra e djeshme Kurtit nuk është dorëheqje.

“Duke parë letrën e djeshme të dorëzuar në mënyrë të çuditshme në Parlamentin e Kosovës kjo letër nuk është se i ka juridikisht tiparet e një letre të dorëhequr dukej si njëlloj njoftimi që i është drejtuar kryetarit të kuvendit edhe pse në adresë të gabuar sepse s’ka nevojë tek kryetari…ato dorëheqje do të duhej të dorëzoheshin me kohë siç e përcakton Ligji për Qeverinë  do të duhej të dorëzoheshin një ditë para certifikimit të rezultateve e jo në ditën e certifikimit të Kuvendit. Ka pasur shkelje të Ligji për qeverinë neni 26 e po ashtu edhe shkelje kushtetuese. Disa prej vendimeve dhe nismave që po ndërmarrën qoftë në emërimeve të anëtarëve të të bordeve bie ndesh rendë me ligjin për qeverinë neni. 31 dhe e shoh të pakuptimt dhe të paarsyeshme që të njëjtët të thirru në dorëheqje marrin veprime që cenojnë dispozitat për ligjin për qeverinë’, tha Bugaqku për RTV21.

Se Kurti dhe anëtarët e tjerë qeveritarë po shkelin Ligjin për Qeverinë e thotë edhe juristi  Hasan Shala i cili vlerëson se nuk ka dorëheqje të Qeverisë.

Sipas atij dokumenti …ajo nuk është dorëheqje dueht një dokument i shkruar dhe i drejtuar insticuionit përkatës. Dorëheqjet dueht të jenë individuale . rasti konrket është tipik shkelje e ligjit për Qeverinë. ….”, tha Shala.

Në ditën e djeshme të seancës konstituive Kurti i dërgoi një letër ish-kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca por në dijeni të sekretariatit të Kuvendit, duke i njoftuar për dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit si dhe të kabinetit qeveritar,  letër kjo e cila nuk u konsiderua si dorëheqje nga opozita./RTV21/21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

15 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

38 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

6 orë më parë