
Java e skuadrave kosovare në Evropë
Skuadra e futbollit kosovar, ato që siguruan pozitat e nevojshme në renditjen tabelare do të nisin aventurën e tyre këtë javë në garat evropiane. Këtë edicion, Kosova do të përfaqësohet me katër skuad
Skuadra e futbollit kosovar, ato që siguruan pozitat e nevojshme në renditjen tabelare do të nisin aventurën e tyre këtë javë në garat evropiane.
Këtë edicion, Kosova do të përfaqësohet me katër skuadra në garat evropiane, Drita, Ballkani, Malisheva dhe Prishtina.
Drita si kampione e Kosovës do të luajnë në kualifikimet për në Ligën e Kampionë, aty ku do të ballafaqohet ta martën me skuadrën nga Luksemburgu, Deiiferdange, ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në anën tjetër, Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës do të luajë kundër së Sheriff Tiraspol në kuadër të kualifikimeve për në Europa League.
Kurse Malisheva, skuadër e cila përfundoi si e trata në tabel do të luajë në Ligën e Konferencës, aty ku të enjten e pret në “Fadil Vokrri” skuadrën islandeze, Vikingur./kp

Më të fundit
Të gjitha →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës





