Interi dhe Milani refuzuan transferimin e Ronaldos
Që Cristiano Ronaldo është duke kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë të karrierës së tij, kjo më nuk ka asnjë dyshim. Ylli portugez tash e disa javë është duke kërkuar të largohet nga Mancheste
Që Cristiano Ronaldo është duke kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë të karrierës së tij, kjo më nuk ka asnjë dyshim.
Ylli portugez tash e disa javë është duke kërkuar të largohet nga Manchester United, por fati i tij i keq është se asnjë skuadër e madhe evropiane nuk ka shprehur gatishmëri dhe interesim për shërbimet e tij.
Madje, sipas “Corriere dello Sport”, agjenti i tij, Jorge Mendes, nq fund të muajit qershor ka kontaktuar drejtuesit e dy klubeve italiane, Interin dhe Milanin për të parë mundësin e transferimit, por që të dy klubet ia kanë mbyllur dyert një operacioni eventual.
“Cristiano Ronaldo në javët e fundit ka qenë një mundësi për Interin dhe Milanin. Le të themi midis fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut klubet morën një telefonatë nga Jorge Mendes, i etur për të testuar terrenin dhe për të parë nëse kishte mundësi për të rikthyer pesë herë Topin e Artë në Itali”, thuhet në këtë raport.
Ndryshe, Manchester United ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para të Premier Ligës në urdhrat e trajnerit Eric Ten Hag.

Më të fundit
Të gjitha →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës





