RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hyn në fuqi Ligji për buxhetin, Ligji për pagat i dorëzohet presidentit

Presidenca pohon se do të shqytrohet brenda afatit ligjor Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës. Ai, po ashtu, sot ka pranuar nga Kuvendi edhe

nga RTV2112 shkurt 201912 shkurt 2019

Presidenca pohon se do të shqytrohet brenda afatit ligjor

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Ai, po ashtu, sot ka pranuar nga Kuvendi edhe Ligjin për Pagat. Këto janë konfirmuar edhe nga Zyra për Media e Presidencës.

“Po, presidenti e ka dekretuar sot Ligjin për Buxhetin. Kurse, Ligji për Pagat është pranuar sot dhe bashkë me ankesat e pranuara do të shqyrtohen brenda afatit ligjor”, konfirmon Presidenca.

Ligji për pagat është kundërshtuar nga Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), sindikalistët e KEK-ut, KOSTT-it dhe Telekomit, të cilët janë të pakënaqur me kufizimet që u janë vënë në Ligjin për pagat.

Ndryshe, Ligji për pagat ka kaluar në Kuvend më 2 shkurt, me 63 vota për dhe 1 abstenim.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pati deklaruar se kjo është një fitore e drejtësisë në paga, dhe Ligjin e ka quajtur hap historik të Kosovës.

Po ashtu, Veseli ka thënë se pagat do të rriten për shumicën e punëtorëve në sektorin publik. Ndërkaq partitë opozitare kanë vlerësuar se ky ligj me mos votimin e amendamenteve të propozuara është ‘masakruar’.

Më 2 shkurt në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Buxhetin për vitin 2019, i cili është  2.3 miliardë euro./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

5 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

14 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

34 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

57 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë