
Holanda 2:1 Turqia, ky është lojtari i ndeshjes
Kombëtarja e Holandës e ka siguruar biletën e fundit të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024. Holanda e eliminoi sonte Turqinë, duke e mposhtur në “Olympiastadion” të Berlinit me rezultat t
Kombëtarja e Holandës e ka siguruar biletën e fundit të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024.
Holanda e eliminoi sonte Turqinë, duke e mposhtur në “Olympiastadion” të Berlinit me rezultat të ngushtë 2:1.
Goli nga Stefan De Vrij dhe autogoli nga Mert Muldur mjaftuan për t’i siguruar Holandës një fitore dramatike sonte.
E lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh mbrojtësi Stefan De Vrij. Ai luajti për 90 minuta, duke shënuar një gol dhe duke bërë një ndërhyrje, e po ashtu e rikuperoi topin tri herë. De Vrij arriti shpejtësinë maksimale prej 32.7 km/h ndërsa mbuloi një distancë prej 9.2 kilometrave në fushë.

Më të fundit
Të gjitha →
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






