Hahn flet pas takimit me kryeministrin Haradinaj
Vizita e parë e Hahn në vitit 2019 në rajon Komisionari për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn sot në Prishtinë ka zhvilluar takim me kryeministrin e Reublikës s
Vizita e parë e Hahn në vitit 2019 në rajon
Komisionari për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn sot në Prishtinë ka zhvilluar takim me kryeministrin e Reublikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pas takimit përmes një postimi në “Twitter”, Komisioneri Hahn ka thënë se pasur një diskutim të mirë dhe të hapur me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe ministrat.
“Vizita e parë e vitit 2019 në rajon: Prishtina e bardhë: pata një diskutim të mirë dhe të hapur me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrat. Duke shpresuar që të punojë ngushtë në të gjitha çështjet e hapura këtë vit, kështu që #Kosova mund të përparojë në rrugën e saj #EU”, ka shkruar Hahn në “Twitter”.
Vizita e fundit e Hahn në Kosovë ishte më 3 dhjetor të vitit të kaluar. Gjatë kësaj vizite ai ka deklaruar se data më reale për liberalizimin e vizave mund të jetë viti 2020./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






