RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Gati 6,000 ukrainas të bllokuar duke u përpjekur të largohen

Gati 6,000 njerëz që përpiqen të largohen nga territoret e pushtuara nga Rusia për në qytetin juglindor të Zaporizhzhia kanë mbetur të bllokuar për shkak të përmbytjeve në itinerar, sipas zyrtarëve uk

nga Kaltrina Berila4 gusht 20224 gusht 2022

Gati 6,000 njerëz që përpiqen të largohen nga territoret e pushtuara nga Rusia për në qytetin juglindor të Zaporizhzhia kanë mbetur të bllokuar për shkak të përmbytjeve në itinerar, sipas zyrtarëve ukrainas.
“Ka më shumë se 1,200 makina në pikën e kontrollit në Vasylivka, që janë pothuajse 6,000 qytetarë tanë që presin në radhë për t’u nisur në qytetin e Zaporizhzhia. Koha e pritjes atje është deri në shtatë ditë. Por situata është bërë më e ndërlikuar ditët e fundit, sepse në rajonin e Zaporizhzhia ka reshje të dendura shiu dhe rruga e papastër, e cila është në zonën gri, tashmë është e pakalueshme”, tha kryetari i Melitopolit, Ivan Fedorov për televizionin ukrainas të enjten.
Rruga për në Zaporizhzhia përmes Vasylivka është një nga të paktët “korridoret e gjelbër”, që u mundëson civilëve të ikin nga territoret e pushtuara nga Rusia në pjesë më të sigurta, të kontrolluara nga ukrainas të vendit. Rruga ka qenë e përmbytur ditët e fundit, transmeton rtv21.tv.
“Armiku po e bllokon qëllimisht këtë rrugë tani, sepse ata me qëllim po i lirojnë qytetarët tanë, të cilët më pas do të ngecin në këtë rrugë të papastër,” shtoi Fedorov. Prandaj, evakuimi është i mundur që sot, por është shumë i dhimbshëm dhe kërkon shumë kohë, shtoi ai.
Të mërkurën, zyrtarët thanë se numri i refugjatëve ukrainas që përpiqeshin të udhëtonin përmes rrugës ishte rritur për shkak të kundërofensive të Ukrainës ndaj qytetit të pushtuar Kherson./21Media

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
LAJMI TJETËR →
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

Lexo edhe

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

9 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

30 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

53 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

3 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë