
Finalja ndaj Spanjës pritet të jetë lamtumira e Messit
Ndeshja e sotme finale e Kupës së Botës 2026 ndërmjet Argjentinës dhe Spanjës në stadiumin “MetLife” nuk është thjesht një betejë për trofeun e madh, por shënon zyrtarisht fundin e një epoke të jashtë
Ndeshja e sotme finale e Kupës së Botës 2026 ndërmjet Argjentinës dhe Spanjës në stadiumin “MetLife” nuk është thjesht një betejë për trofeun e madh, por shënon zyrtarisht fundin e një epoke të jashtëzakonshme për futbollin botëror.
Lionel Messi, në moshën 39-vjeçare, do të zbresë për herë të fundit në skenën e një Botërori, duke mbyllur një rrugëtim dy-dekador të mbushur me magji.
Sipas një analize të publikuar nga The Athletic, kjo finale pritet të shënojë fundin e rrugëtimit të njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në histori në turneun më prestigjioz të futbollit.
Ndryshe nga viti 2022 kur Messi kishte lënë të kuptohej se po mbyllte ciklin e tij në Botëror, kësaj radhe gjithçka tregon se finalja kundër Spanjës do të jetë paraqitja e tij e fundit në Kupën e Botës.
“Këtë herë do të jetë vërtet fundi. Finalja ndaj Spanjës pritet të jetë ndeshja e fundit e Lionel Messit në skenën e Kupës së Botës.”
Edhe pse modelet parashikuese dhe bastet favorizojnë Spanjën e riut Lamine Yamal për shkak të lojës së tyre më kohezive,
The Athletic thekson se pavarësisht rezultatit të finales – e cila është ndeshja e 1,196-të e karrierës së tij – madhështia e Messi-t është tashmë e vulosur.
Kthimi i tij i madh pas vitit 2016, ku fitoi dy Kupa Amerika dhe Botërorin e vitit 2022, e transformoi atë nga një talent i mbyllur në një lider të vërtetë.
“Nuk ka shumë kuptim të sugjerohet se trashëgimia e tij varet nëse, në moshën 39-vjeçare, ai është i aftë ose jo ta udhëheqë Argjentinën drejt një titulli të dytë botëror. Madhështia e tij është provuar tashmë pa fund,” përfundon The Athletic.
Për miliona adhurues të futbollit në mbarë globin, përballja e sotme e orës 21:00 do të jetë mundësia e fundit për të parë gjeniun argjentinas në kompeticionin më të madh të planetit, duke shpresuar në një tjetër shkëndijë magjie përpara se shkopi i stafetës t’u kalojë talenteve të reja.

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






