RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Erdogan: Turp ndarja e Çmimit Nobel për Handke

Erdoğan po ashtu u bëri thirrje njerëzve të kundërshtojnë ndarjen e Çmimit Nobel Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit të diskutueshëm austr

nga B G11 dhjetor 201911 dhjetor 2019

Erdoğan po ashtu u bëri thirrje njerëzve të kundërshtojnë ndarjen e Çmimit Nobel

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit të diskutueshëm austriak Peter Handke, ka deklaruar se ky vendim është “një turp”.

“Është turp ndarja e Çmimit Nobel një personi që mbron dhe lavdëron vrasësin që derdhi gjakun e dhjetëra mijëra muslimanëve”, deklaroi presidenti Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas presidentit turk, ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke do të inkurajojë armiqtë e Islamit dhe të njerëzimit. “Ata që qortojnë Turqinë për demokracinë dhe drejtësinë, shtruan tapetin e kuq për diktatorët dhe terroristët që vranë dhjetëra mijëra njerëz”, u shpreh Erdoğan.

Erdoğan po ashtu u bëri thirrje njerëzve të ndërgjegjshëm të kundërshtojnë ndarjen e Çmimit Nobel për shkrimtarin austriak Handke.

Ceremonia e sotme e Çmimit Nobel është mbajtur nën hijen e kritikave shkaku i vendimit për ndarjen e çmimit të letërsisë të këtij viti për Handke, një shkrimtari austriak që mohon gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.

Atij iu nda Çmimi Nobel për Letërsi përkundër përkrahjes së tij të hapur për presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006 në Gjykatën Ndërkombëtare në Hag teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.

Handke pretendoi se boshnjakët muslimanë në Sarajevë kishin vrarë veten e tyre, duke shtuar se ai kurrë nuk besoi se serbët kishin kryer gjenocid në Srebrenicë.

Disa vende bojkotuan ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Të dërguarit e Kosovës, Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut në Suedi nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel.

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

Lexo edhe

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

11 min më parë
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

29 min më parë
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

50 min më parë
Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

1 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

1 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë