RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Elton John rikthehet me turneun botëror “Yellow Brick Road”

New Orleans është vendi ku Elton John u kthye sërish me turneun botëror, pas nënshtrimit të operimit të ijeve. Ky yll muzike tashmë ka shtyrë shumë koncerte për shkak të pandemisë së COVID-19. Ai gj

nga B.K20 janar 202220 janar 2022


New Orleans është vendi ku Elton John u kthye sërish me turneun botëror, pas nënshtrimit të operimit të ijeve.
Ky yll muzike tashmë ka shtyrë shumë koncerte për shkak të pandemisë së COVID-19.
Ai gjatë koncertit në New Orleans tha se nuk ka interpretuar në skenë që prej marsit të vitit 2020, kështu që kjo është një përvojë e re për të gjithë, dhe ai është i lumtur që fansat e tij kanë pritur të dëgjojnë interpretimet e tija për 745 ditë. Ai ka thënë se jetojmë në kohë interesante, por shpreson se do të kalojnë mirë.
John në këtë koncert interpretoi disa nga hitet e tij,  si “Bennie and Jets”, “I’m Still Standing”, “Rocket Man”  dhe “Crocodile Rock”.
Elton John ka thënë se në këtë qytet kanë ndodhur gjëra të tmerrshme, tragjedi të tmerrshme, katastrofa. Por ai ka thënë se banorët e atjeshëm ngriten në këmbë shpejtë. Sipas tij, ata kanë karakter. “New Orleans ka shpirt”, ka thënë John.
Vitin e kaluar, Elton John anuloi koncertet në Evropë. Ai i shtyu ato për vitin 2023. Këtë për shkak të operimit.
John deri në muajin prill do të interpretojë edhe në 40 vende të tjera në Amerikën Veriore. Më pas do të bëhet gati për koncertet në Evropë.
Në vitin 2023, ai do të interpretojë në Zelandë të Re, më pas në Australi, dhe më pastaj nëpër Evropë. Turneu do të përfundojë kah fundi i 2023-tës.
Vitin e kaluar, pas nderimit me çmimin prestigjioz të nderit në Windsor Castle, ai ka thënë se ky do të jetë turneu i fundit muzikor për të, pasi që më pas do të angazhohet në fondacionin Elton John AIDS./21Media

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
LAJMI TJETËR →
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

Lexo edhe

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

9 min më parë
Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

43 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

46 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

46 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

55 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

5 orë më parë