RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dita e mjedisit shënohet me largimin e mbeturinave

Aktiviteti i parë për shënimin e 5 qershorit filloi në orën 10:00 Përmes organizimit dhe pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme, Let’s Do It Kosova, do ta shënojë 5 qershorin, Ditën Botërore të Mjedis

nga RTV214 qershor 20174 qershor 2017

Aktiviteti i parë për shënimin e 5 qershorit filloi në orën 10:00

Përmes organizimit dhe pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme, Let’s Do It Kosova, do ta shënojë 5 qershorin, Ditën Botërore të Mjedisit.

Sipas një njoftimi të kësaj organizate, aktiviteti i parë për shënimin e 5 qershorit do të nisë në orën 10:00 me një organizim të përbashkët të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunës së Prizrenit, Let’s Do It Kosova dhe disa organizatave të tjera që merren me çështje mjedisore.

“Po ashtu, në orën 10:00 do të mbahet një aksion pastrimi në lagjen “Arbëria” të kryeqytetit, për të vazhduar pastaj me mbjelljen e fidanëve. Në po të njëjtën ditë (5 Qershor), Let’s Do It Kosova do të organizojë aksion për largimin e mbeturinave në Liqenin e Vermicës. Aksioni do të mbahet në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet” – zbatuar nga KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile). Aktivitetet për nder të Ditës Botërore të Mjedisit do të vazhdojnë edhe ditën e martë (6 qershor) në Komunën e Shtimes, ku do të krijohet grupi i vullnetarëve të gjelbër, si dhe do të mbahet trajnimi për vullnetarizëm, i cili mbështetet nga Departamenti i Rinisë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Po ashtu, përveç datës 5 Qershor, aktivitetet për pastrimin e deponive ilegale do të vazhdojnë edhe më 6 q ershor në komunat: Istog, Shtime, Mitrovicë, Fushë Kosovë dhe Pejë. Përveç largimit të deponive ilegale, në Komunën e Pejës do të organizohen edhe aktivitete të tjera për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit. Në këtë komunë, do të mbahet aktivitet sportiv dhe bashkëbisedim për mjedisin me fëmijët 8 deri në 12 vjeç”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
LAJMI TJETËR →
​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

2 orë më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

35 min më parë
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

55 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë