Deputeti i Ukrainës dënon sulmin në teatër
Forcat ruse kanë bombarduar një teatër në qytetin e rrethuar të Mariupolit, për të cilin autoritetet pretendojnë se strehonte mbi 1 mijë civilë. Duke folur për BBC, deputeti ukrainas Vadym Halaichuk t
Forcat ruse kanë bombarduar një teatër në qytetin e rrethuar të Mariupolit, për të cilin autoritetet pretendojnë se strehonte mbi 1 mijë civilë.
Duke folur për BBC, deputeti ukrainas Vadym Halaichuk tha se ndërtesa po përdorej si strehë nga banorët që kishin humbur shtëpitë në luftime.
“Vendi ka një strehë të posaçme në bodrum që ishte projektuar posaçërisht për të siguruar strehim gjatë bombardimeve”, tha ai.
Halaichuk akuzoi forcat ruse se e dinin këtë, përcjell rtv21.tv
Ai tha se informacioni “u ishte dhënë oficerëve komandues të trupave pushtuese. Kështu ata e dinin plotësisht se shumë njerëz kishin ardhur atje për strehim”.
“Ne kemi shumë shpresë që shumica e njerëzve të mbijetojnë pasi kjo është një strehë speciale për bomba që duhet të sigurojë mbrojtje në rrethana të tilla”, shtoi Halaichuk.

Më të fundit
Të gjitha →
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






