
Demi Lovato publikon pamje nga atmosfera e dasmës
Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Demi Lovato u martua së fundmi me këngëtarin Jordan Lutes, dhe tani ajo ka publikuar një pjesë të atmosferës në rrjetet sociale. Në një intervistë, ajo zbuloi detajet
Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Demi Lovato u martua së fundmi me këngëtarin Jordan Lutes, dhe tani ajo ka publikuar një pjesë të atmosferës në rrjetet sociale. Në një intervistë, ajo zbuloi detajet e kësaj dite të veçantë.
Ata u martuan në pronën Belosguardo në Santa Barbara. Në ceremoni ishin të pranishëm 135 të ftuar.
“Kur e pamë këtë vend, të dy e dinim pa dyshim se donim të martoheshim këtu. Vendndodhja është e bukur, nga bari i valëzuar deri te pamjet e oqeanit. Ishte qetësi dhe thjesht na dukej si gjëja e duhur për të bërë”, tha ajo për Vogue.
Çifti u takua në vitin 2022. Lutes i propozoi Lovatos në dhjetor 2023. Përpara propozimit, ai mësoi të luante kitarë në mënyrë që të kënaqte të zgjedhurin e tij duke interpretuar një këngë që e shkroi vetë.
“E diela ishte dita më e mirë e jetës sime. U martova me burrin e ëndrrave të mia, i cili është gjithashtu miku dhe shpirti im binjak, në ditën më të përsosur, me miqtë dhe familjen time më të ngushtë, e rrethuar nga kaq shumë dashuri”, shkroi ajo në Instagram.

Më të fundit
Të gjitha →
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






