Çka diskutuan Kurti me Borrellin sot?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka zhvilluar një bisedë telefonike mePërfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Kurti thotë se ka pranuar përsëri falën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka zhvilluar një bisedë telefonike mePërfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Kurti thotë se ka pranuar përsëri falënderime nga Borrell për qëndrimet e harmonizuara të Kosovës me BE-në në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.
Përmes një postimi në Twitter Kurti ka falënderuar Borrelllin për telefonatën që ky i fundit i kishte bërë nga Kili, derisa ka treguar për temat e diskutuara.
“Falënderoj Josep Borrellin për telefonatën nga Kili. Ndonëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar për situatën aktuale dhe për të vazhduar dialogun e ardhshëm në rajonin tonë. Ai përsëri e falënderoi Kosovës që mbështeti sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës





