Sport
Benfica e zyrtarizon largimin e Mourinhos drejt Real Madridit
nga Venera Grabanica10 qershor 2026
Benfica ka konfirmuar zyrtarisht se trajneri portugez, José Mourinho, do të largohet për t’iu bashkuar Real Madrid.
Sipas njoftimit të klubit portugez, drejtuesit e Realit e kanë shprehur zyrtarisht synimin për ta aktivizuar klauzolën e lirimit të Mourinhos, e cila e kap vlerën e 15 milionë eurove.
Kthimi i Mourinhos në “Santiago Bernabéu” vjen pas më shumë se një dekade nga aventura e tij e parë te Real Madridi, ku ai e kishte drejtuar skuadrën nga viti 2010 deri në vitin 2013, duke e fituar titullin e La Ligës, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.
Ndërkohë, Benfica ka bërë të ditur se pas largimit të Mourinhos, drejtimin e skuadrës do ta marrë trajneri portugez Marco Silva, i cili është përzgjedhur si pasardhësi i tij.
Real Madridi ende nuk e ka publikuar një komunikatë zyrtare për prezantimin e Mourinhos, por mediat ndërkombëtare raportojnë se marrëveshja është e mbyllur dhe rikthimi i “Special One” në Madrid tashmë konsiderohet çështje e kryer.
Trajneri portugez e ka pranuar ofertën dhe pritet ta nisë aventurën e tij të dytë në bankinën e gjigantit spanjoll.
