Bëhet e ditur data e ndeshjes mes Golde Eagle Yllit dhe Benfikës
Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli ka mësuar fatin e tij në kualifikimet e FIBA Basketball Champions League. Therandasit do të përballen me Benficën e Portugalisë. Ylli është kampion i Kosovës, ku
Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli ka mësuar fatin e tij në kualifikimet e FIBA Basketball Champions League.
Therandasit do të përballen me Benficën e Portugalisë.
Ylli është kampion i Kosovës, ku në finale të “Play-off”-it mundi Trepçën dhe siguroi pjesëmarrjen për këtë ligë shumë cilësore evropiane, ndërsa kjo do të jetë paraqitja e parë në garat evropiane.
Çerekfinalet kualifikuese do të zhvillohen më 21 shtator, gjysmëfinalet më 23 shtator, kurse finalet më 25 shtator.
Fituesi i ndeshjes Golden Eagle Ylli-Benfica do të ndeshet me skuadrën qipriote, Keravnos. Ndërsa fituesi i gjysmëfinales Ylli/Benfica – Keravnos do të luajë në finalen kualifikuese me fituesin e gjysmëfinales Budivelnyk/Norrkoping – Bamberg.
Katër skuadrat nga kjo fazë do t’i bashkohet 28 skuadrave për të formuar kështu 32 skuadrat që do të garojnë në edicionin e ri të kësaj gare.

Më të fundit
Të gjitha →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës





