BE e gatshme të dërgojë hetues për krimet e luftës në Ukrainë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore në Ukrainë për të dokumentuar krimet e raportuara të luftës. Ajo ka post
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore në Ukrainë për të dokumentuar krimet e raportuara të luftës.
Ajo ka postuar në “Twitter” pasi foli me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ajo thotë për “vrasjen mizore të civilëve në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë” ekipet do të jenë në koordinim me prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës, me mbështetjen e agjencisë evropiane të policisë Europol dhe agjencisë së drejtësisë penale Eurojust, transmeton rtv21.tv.
Imazhet tronditëse të trupave të civilëve në rrugët e Bucha, pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, kanë çuar në një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale





