RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Banka Botërore mbështet familjet nevojtare me materiale mësimore

Fëmijëve nga komunitetet e pakicë dhe familjeve nevojtare në Kosovë u janë siguruar libra, lojëra dhe aktivitete të tjera të mësimit në shtëpi, me dorëzimin e rreth 1500 pakove për fëmijë të moshës

nga Egzona Mehmeti5 mars 20215 mars 2021

Fëmijëve nga komunitetet e pakicë dhe familjeve nevojtare në Kosovë u janë siguruar libra, lojëra dhe aktivitete të tjera të mësimit në shtëpi, me dorëzimin e rreth 1500 pakove për fëmijë të moshës 0-7 vjeç, si pjesë e mbështetjes së Bankës Botërore për përgjigjen e Kosovës ndaj pandemisë së COVID-19.

Sipas një komunikate të BB-së, këto aktivitete të mësimit në shtëpi janë duke u plotësuar me video mësime të prodhuara rishtazi, të cilat do të transmetohen çdo ditë përmes një platforme të dedikuar online, disa TV stacioneve lokale dhe mesazheve SMS për afro 50,000 familje në Kosovë, si pjesë e financimit urgjent për COVID-19 për mbështetjen e zhvillimit gjatë fëmijërisë së hershme.

“Banka Botërore i konsideron investimet në zhvillimin fizik, njohës, gjuhësor dhe socio-emocional të fëmijëve të vegjël – nga periudha para lindjes deri në kalimin e tyre në shkollën fillore – si tejet të rëndësishme për vendosjen e vendit në një rrugë drejt prosperitetit më të madh, gjë që, nga ana tjetër, do të ndihmojë Kosovën të bëhet më produktive dhe më konkurruese në ekonomine globale që po ndryshon me shpejtësi”, tha Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas BB, objektivi i përgjithshëm i financimit për të mbështetur zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme është të sigurojë që fëmijët e vegjël, të moshës 0-7 vjeç dhe familjet e tyre mbështeten me shërbime dhe informacione që promovojnë zhvillimin e fëmijëve të vegjël brenda kontekstit të kundërpërgjigjes së qeverisë ndaj COVID-19.

“Projekti është dizajnuar për të vënë në shënjestër komunitetet e pafavorizuara, për të përmirësuar vetëdijesimin e prindërve, për të zhvilluar strategji përballuese për ofruesit e kujdesit dhe për të ofruar këshilla/aftësi të edukimit interaktiv të bazuar në lojë për ofruesit e kujdesit.

“Vitet e para të jetës së një fëmije kanë rëndësi të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh zhvillimin mrekullisht të shpejtë të fëmijëve të moshave 0-6 vjeçMe partnerë si Banka Botërore, ne jemi në gjendje të mbështetim më mirë zhvillimin e hershëm – jo vetëm të fëmijëve që përfitojnë nga institucionet parashkollore, por edhe të fëmijëve që arsimohen në shtëpitë e tyre”, tha Labëri Luzha, Udhëheqëse e Divizionit të Arsimit Parashkollor në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës.

1500 pakot u shpërndanë nëpërmjet qendrave lokale për punë sociale në tri komuna të ndryshme në Kosovë: Mitrovicë, Fushë Kosovë dhe Shtime. Ato u shpërndanë me synim të veçantë te komunitetet e pakicave etnike rome, ashkali dhe egjiptiane, si dhe pakicat e tjera etnike të regjistruara në arsimin parafillor dhe familjet që përfitojnë nga skemat e ndihmës sociale.

Ky grant për Kosovën u dha nga Partneriteti i Mësimit të Hershëm i menaxhuar nga Banka Botërore. Programi i Bankës Botërore në Kosovë aktualisht mbështet 11 projekte në sektorë të ndryshëm, me gjithsej 281.6 milionë dollarë hua të ofruara me kushte koncesionare. Banka Botërore gjithashtu mbështet Kosovën me financim në formë të granteve dhe me punë analitike.

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
LAJMI TJETËR →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

48 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

51 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

51 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

59 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

5 orë më parë