
AVONET dorëzon padi ndaj Qeverisë në detyrë
Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka njoftuar se sot, do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër vendimit të Qeverisë në detyrë, i cili ka të bëjë me miratimin e projektlig
Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka njoftuar se sot, do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër vendimit të Qeverisë në detyrë, i cili ka të bëjë me miratimin e projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026.
Në komunikatën për media thuhet se së bashku me padinë do të dorëzohet edhe kërkesa për vendosjen e një mase të përkohshme sigurie, me qëllim që të pezullohet zbatimi i vendimit deri në marrjen e një vendimi nga gjykata.
Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet në Pallatin e Drejtësisë, në Departamentin për Çështje Administrative, duke filluar nga ora 10:30.
Pas dorëzimit të padisë, drejtori ekzekutiv i AVONET-it, Kenan Gashi, do të mbajë një deklaratë për media, ku do të shpjegojë arsyet e kësaj nisme ligjore.
Sipas njoftimit, qëllimi i padisë është të sigurohet respektimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i Ligjit për Qeverinë, si dhe i parimeve të ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






